Trajneri i FC Shkupi, Umit Karan, gjatë një interviste për Sporti në Lajm Tv, ka deklaruar se është shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij gjatë fazës përgatitore në Antali të Turqisë.

Ai thotë se të gatshëm e presin sezonin pranveror në Ligën e parë të Maqedonisë.

Strategu turk veçon miqësoren me Sarajevën, ku skuadra e Shkupit tregoi fytyrën e vërtetë se si duhet të luaj në kampionat.

Ai thotë se moti  i keq e ka ndjekur skuadrën nga faza e parë në Dojran, megjithatë kanë arritur të kompensojnë kohën e humbur.

Umit Karan shpreson për një fillim të mbarë në sezonin pranveror, duke nisur nga ndeshja e parë në Kratovë kundër Sileksit, më 17 shkurt.

Trajneri të FC Shkupi i vjen keq për dëmtimin e portierit Aleksovski, ndërsa shprehet i kënaqur me prurjet e reja dhe sjelljet e tyre në skuadër. Karan thotë se të gjithë së bashku do t’ia arrijnë qëllimit.

Ja intervista e tij për Sporti në Lajm TV:

Trajneri i FC Shkupi, Umit Karan: Të gjithë së bashku do t’ia arrijmë qëllimit (Video)

Trajneri i FC Shkupi, Umit Karan: Të gjithë së bashku do t’ia arrijmë qëllimit (Video)

Gepostet von Lajm TV am Montag, 11. Februar 2019

 

Loading...