Një gjest i turpshëm ka ndodhur në terrenet sportive. Seleksionuesi i U18 të Maqedonisë në basketboll, Mihail Naumovski, në ndeshjen derbi të Ligës së dytë mes skuadrës së tij Sokoli me TFT verbalisht dhe me gjeste ka fyer kundërshtarin e tij shqiptarin, Edis Nuri, shkruan “Sportmedia.mk”, transmeton gazeta Lajm.

Ai harron se Maqedonia është vend që kultivon bashkëjetesën, përpiqet të ndërtojë fuqishëm shoqërinë multietnike dhe ti thotë stop diskriminimit në sport, kurse më anën tjetër selekskionuesi I ekipit kombëtar është njëri prej atyre që sillet kundër këtyreve principeve. Ndryshe, TFT me 91-87 mposhti Sokolin, pas lojës shtesë në ndeshjen e luajtur në parkun e qytetit në Shkup. Tani mbetet të shihet nëse drejtues të Federatës së basketbollit do të marrin masa ndëshkimi për seleksionuesin dhe trajnerin Mihail Naumovski./lajm

 

Loading...