Nga shpallja e epidemisë, e deri më tani, janë vaksinuar 2.925 fëmijë. Sot deri në orën 13 janë vaksinuar 181 fëmijë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Koha.

Gjatë fundjavës, pikat e vaksinimit do të punojnë nga ora 7.30 deri në orën 13. Nga e hëna pikat do të vazhdojnë që të punojnë në dy turne prej orës 7.30 deri në orën 19.

Tre pacientë, midis të cilëve dy të rritur janë nga lagjja Karposh dhe Çair dhe një fëmijë nga Çairi janë hospitalizuar në Klinikën e sëmundjeve infektive dhe gjendje feribile, me pasqyrë të qartë klinike të fruthit. Edhe dy persona të tjerë me fruth me një pasqyrë më të lehtë klinike ishin vizituar në ambulanca dhe ishin lëshuar në mjekim shtëpiak, informojnë nga Ministria.

Loading...