Nga shembja e një ndërtese shtatë katëshe në lagjen ”Kartal” të Stambollit, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa 12 të tjerë janë shpëtuar,  por kanë pësuar plagë të shumta, njoftoi guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

“Vazhdojnë punimet për identifikimin e personave të vdekur, të cilët i kemi nxjerrë nga rrënojat”, tha guvernatori i Stambollit.

Ai shtoi se trajtimet mjekësore për të gjithë të plagosurit po vazhdojnë në spitalin e lagjes ”Kartal”, ndërkohë vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim të personave që kanë mbetur nën rrënoja.

Loading...