Nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri”, Tringa Sabedini, Elza Mehmeti dhe Gëzim Rexhepi janë shpallur më të suksesshmit në “Kuizin e Diturisë”. Ky aktivitet u organizua të martën në Kumanovë, në kuadër të manifestimeve për shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. “Kuizi i Diturisë” është një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Kumanovë dhe Likovë.

Njoftimi për rezultatet e arritura është publikuar në Facebook, në faqen e sh.f “Naim Frashëri”, Kumanovë. Ja çfarë shkruhet në njoftimin e shkollës.

“Në kuadër të programës vjetore të LASH (Lidhja e arsimtarëve Shqiptar ) Kumanovë-Likovë
Sot në Kumanovë u mbajt Kuizi i Diturise për nderë të “7 Mars”it-Ditës së Mësuesit, Shkolla jonë u kurorëzua si shkollë më e suksesëshme dhe zuri vendin e parë.
Respekte dhe falëminderime nxënësve :
Elza Mehmeti kl.IX-3
Tringa Sabedini kl. IX-1
dhe Gëzim Rexhepi kl.IX-2
Si dhe mentorëve Agim Avdiu dhe Jeton Halimi”, thuhet në njoftim.