Viti i ri ka nisur me një lajm tronditës për botën e Man.City-it, klubi anglez rrezikon seriozisht përjashtimin nga kompeticionet europiane. Arsyeja? Mos respektimi i rregullave të fair-play-it financiar. Ai që e konfirmon një gjë të tillë është presidenti i komitetit të kontrollit financiar në UEFA, Yves Leterme, i cili u shpreh se nëse dokumentat e publikuara nga Football Leaks vërtetohen atëherë masat ndëshkimore do të jenë të ashpra.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Leterme bazohet tek disa dokumenta të lëshuara nga një sajt belg Sport and Strategy në 2015-ën. Sipas dokumentave në atë kohë rreth 60 milionë sterlina janë derdhur direkt në arkat e klubit nga shoqëria arabe Abu Dabi United Group dhe që në fakt kjo shumë duhet të kalonte si pagesë për një sponsorizim nga ana e Etihad dhe që në fakt nuk ka ndodhur kështu.

“Nëse dokumentat e publikuara vërtetohen atëherë ky është një problem shumë serioz dhe që mund të shoqërohet me masa shumë të ashpra ndëshkimore” u shpreh Leterme, i cili shtoi gjithashtu se një ndër masat që mund të merret është përjashtimi nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s. Manchester City duhet të dërozojë shifrat për të bërë verifikimet e nevojshme. Nëse në bazë të hetimeve vërtetohen shkelje, atëherë Citizens do ti japë lamtumirën kompeticioneve europiane.

Loading...