Presidenti Donald Trump ka dalë nga një takim me udhëheqësit demokratë pasi negociatat u ndërprenë në ditën e 19-të të mbylljes së qeverisë amerikane.

Presidenti republikan perfundoi bisedimet pasi Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer vazhduan refuzimin e tyre për të financuar murin e tij të planifikuara në kufirin ShBA-Meksikë.

Trump e quajti këtë takim “humbje totale e kohës”.

Qindra mijëra punonjës federalë që aktualisht po punojnë pa pagesë nuk do t’i marrin pagat e tyre këtë javë.

Trump ka kërcënuar të shpallë gjendje emergjente kombëtare lidhur me “krizën” në kufi, duke anashkaluar miratimin e Kongresit për të ndërtuar murin.

Ndalesa ka rezultuar në një mbyllje të pjesshme të qeverisë që nga 22 dhjetori.