Presidenti amerikan, Donald Trump ngriti sot kërcënimin e mos nënshkrimit të marrëveshjes tregtare me Kinën nëse dy vendet nuk arrijnë të përpunojnë një tekst të mirë që zgjidh mosmarrëveshjet e tyre.

“Kam besim por (…) nëse kjo nuk është një marrëveshje e mirë, nuk do e nënshkruaj atë”, theksoi ai para gazetarëve para se të nisej për në Alabama për të vizituar viktimat e tornadove.

Uashingtoni dhe Pekini kanë filluar që prej fillimit të vitit negociata serioze për t’u përpjekur t’i japin fund mosmarrëveshjeve të tyre tregtare dhe luftës së tarifave doganore./ata/