Liderët e demokratëve amerikan kanë thënë se presidenti Donald Trump e ka braktisur takimin me liderët kongresistë, kështu kanë përfunduar bisedimet dhe bllokada e qeverisë federale mbetet në rrugë qorre.

Lideri i demokratëve në Senat Chack Schumer ka thënë se Trump e ka pyetur kryesuesen e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi se a do të pranojë financimin e murit në kufi me Meksikën.

Sipas fjalëve të Schumerit, kur ajo ishte përgjigjur me “jo”, Trump është ngritur dhe ka thënë: “Atëherë nuk kemi për çfarë të bisedojmë”, dhe shkoi.

Schumer e ka quajtur këtë veprim të Trumpit “si shumë, shumë të dëshpëruar”.

Presidenti i SHBA e ka përshkruar në Twitter këtë takim në Shtëpi të Bardhë si “humbje e plotë e kohës”, dhe se, kur Pelosi e ka refuzuar ndërtimin e murit, “ka thënë mirupafshim, nuk ka çfarë të bëhet tjetër”.