Urdhëron taksimin e importeve nga New Delhi

Teksa “lufta tregtare” me Kinën pritet të përmbyllet me një marrëveshje, presidenti amerikan Donald Trump duket se po hap një front të ri, atë me Indinë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri të ditur Kongresit se koha kur mallrat indianë hynin në SHBA pa asnjë tarifë, ka përfunduar.

Sipas Trump, masa do të ndërmerret pasi autoritetet në Nju Delhi, nuk sillen në mënyrë reciproke me mallrat amerikanë, çka për presidentin është e padrejtë. Importet indiane në SHBA arrijnë në vlerën e 5.6 miliardë dollarëve në vit.