Qeveria greke ka shprehur urime për kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

Në një postim të qeverisë greke në Twitter thuhet se kryeministri Alexis Tsipras ka kontaktuar me Zoran Zaevin dhe e ke uruar për procesin e suksesshëm të ndryshimit të Kushtetutës mbi bazë të Marrëveshjes së Prespës

 

 

Urime ka shprehur edhe kancelari austriak Sebastian Kurz. Ai ka thënë se ky është hap i rëndësishëm drejt procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe shpreson për klimë pozitive në rajon.

 

 

Ndërsa për ngjarjet e fundit në Kuvend, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Ai thotë se është shkruar histori dhe se është krenar që është pjesë e historisë së vërtetë.

“Kemi shkruar histori me hapjen e të ardhmes sonë. Treguam se mrekullitë janë të mundshme. Treguam se jemi evropianë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe sipas vlerave evropiane. Jam krenar që jam pjesë e historisë së vërtetë”, ka shkruar Dimitrov.