Në kuadër të marrëveshjes Turqia do t’i shes Ukrainës 6 copë të avionëve të telekomanduar të këtij lloji.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko bëri të ditur se seti i avionit të telekomanduar të armatosur i tipit “Bayraktar TB2”, të cilin Ukraina e bleu nga Turqia, do të testohet në vendin e tij.

Në një prononcim të bërë nëpërmjet mediave sociale Presidenti Poroshenko tha se “Arritëm në marrëveshje me Presidentin Recep Tayyip Erdogan në lidhje me dorëzimin e avionit të telekomanduar të armatosur të tipit Bayraktar dhe testimi i tij do të bëhet së shpejti”.

Njoftimin për arritje në marrëveshje me Turqinë për blerjen e avionit “Bayraktar TB2”, Poroshenko e kishte bërë në janar.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur, kompania “Baykar” do t’i prodhojë dhe dorëzojë Ukrainës brenda një viti 6 copë të këtyre lloj avionëve.

Së bashku me avionët, Ukrainës do t’i dorëzohen edhe 3 stacione të kontrollit dhe pajisjet e nevojshme.