Dietari i Ballkanit Mr.Jakup Asipi.

Sot bëhen 13 vite pa prezencën fizike në mesin tonë..,por, dija, këshilla e fjala jote gjithmonë në mesin tonë!..

Jakup Hasipi (2 shkurt 1951 – 6 janar 2006) u lind dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjërë. Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më karizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë. Ligjërimet e tija dallohen për nga përmbajtja karizmatike dhe argumentuese. Paraqitja e tijë multimediale këto 25 vitet e fundit e posaçërisht pas viteve 90′ ka ndikuar drejtpërdrejt në vetëdijësimin e rrethit të Likovës si në aspektin fetar Islam ashtu edhe në aspektin kombëtar e patriotik.

Allahu na bashkoftë të gjithëve në Xhennet. (f.a.)