Një 51-vjeçar ka pranuar para sallës së gjyqit se ka braktisur djalin e tij 22-muajsh në një park.
Pasi u la vetëm, fëmija humbi dhe jetën. Shane Arthur Simpson, rrëfeu se ai e kishte braktisur vogëlushin Baden Bond sepse “ishte lodhur duke u kujdesur për të” dhe se po shpresonte që do ta merrte dikush tjetër.

Thuhet se babai 51-vjeçar e quajti të voglin “fëmijë i djallit” përpara se ta linte vetëm në park. Ai dhe bashkëshortja e tij, Shane besonin se djali i tyre ishte “i ligë” dhe e fajësonin atë për humbjen e kujdestarisë së fëmijëve të tjerë.

Baden u braktis në park në maj të vitit 2007, por nuk u raportua si i zhdukur deri në qershor të vitit 2015. Trupi i tij nuk u gjet kurrë dhe nuk dihet ende sesi vogëlushi u nda nga jeta.