Dit më parë mediat sportive në vend njoftuan se Kristijan Stojkoski, tashmë ish lojtari i Shkupit, do të jetë përforcimi i Akademia Pandev.

27-vjeçari Stojkoski për plot 16 muaj ka qenë pjesë e FC Shkupit, skuadër për të cilën në terrenin e gjelbërt u paraqit 52 herë, duke shënuar 11 gola dhe 12 asiste.

Stojkoski me skuadrën nga Strumica ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për 1 vit tjetër.

Ndryshe, A. Pandev stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e tretë, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre besojnë se me disa përforcime cilësore, siç është kjo me Kristijan Stojkoskin, skuadra mund të bëjë ëndërrën realitet dhe në fund të sezonit të sigurojë një vend për në garat europiane.

Akademia Pandev gjithashtu është edhe gjysmëfinaliste e Kupës së Maqedonisë, ku për një vend në finalen e madhe do të luftojë me Pobedën e Prilepit.