Ejup Berisha

Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë ditëve të fundit kanë filluar luftë të ashpër me masa restriktive reciproke ekonomike dhe tregtare me njëra tjetrën. Lufta ka të bëjë me rritjen e taksave për importin e mallrave dhe shërbimeve të dy vendeve. E para si zakonisht luftën e ka filluar Republika e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, por për dallim prej herëve të tjera kësaj here Republika e Kosovës i është kundërpërgjigjur në mënyrë të vendosur dhe reciproke Republikës së Serbisë. Kështu Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masa për rritjen e taksave ndaj importit të mallrave të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës. Kjo luftë, posaçërisht kundërpërgjigja e Kosovës ndaj Serbisë do të thotë se Republika e Kosovës ka filluar të bëhet subjekt i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar në rajon. Luftën pavarësisht se çfarë është ajo politike ekonomike, tregtare apo dhe ushtarake e fillojnë dhe e zhvillojnë vetëm se subjektet relevante shtetërore. Kështu që unë kundërpërgjigjen e Republikës së Kosovës e shoh si forcim të pozitës jo vetëm ekonomike por edhe politike të Republikës së Kosovës në raport me Republikën e Serbisë. Dhe meqë Serbia ka pranuar të hyjë në luftë me Kosovën kjo është një sinjal se Serbia e njeh De fakto Kosovën si subjekt relevant dhe të rëndësishëm ekonomik dhe tregtar. Pra meqë kjo është kështu atëherë Republika e Serbisë së fundmi e ka bërë hapin e dytë të njohjes së subjektivitetit shtetëror të Republikës së Kosovës. Ndërsa hapi i parë është bërë më herët e ky është takimet e përfaqësuesve më të lartë shtetëror të dy vendeve. Siç janë takimet e dy Presidentëve atij të Serbisë Aleksandar Vuqiq dhe atij të Kosovës në në kuadër të dialogut të ndërsjellë për normalizimin e raporteve mes të dyja vendeve në Bruksel. Si dhe takimet mes përfaqësuesve të lartë Qeveritar. Pra si veprimi i parë takimet e ndërsjella mes përfaqësuesve zyrtar të dy shteteve por edhe lufta ekonomike dhe tregtare janë tregues se Republika e Serbisë ka filluar ta njeh De fakto subjektivitetin shtetëror dhe ekonomik të Republikës së Kosovës. Këtë thënie e bazoj në qasjen rigide që e kishte Serbia ndaj Kosovës më herët. Pra Republika e Serbisë më herët kur përmendej Kosova sillej në mënyrë shumë mohuese dhe poshtëruese ndaj saj duke u larguar nga forumet dhe takimet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare jo vetëm raste ku kanë qenë të ftuar zyrtarë relevant të Kosovës por edhe vetëm se kur përmendej Republika e Kosovës përfaqësuesit e Republikës së Serbisë largoheshin nga takimet. Ndërsa tani çfarë po ndodh Serbia ka pranuar të hyjë në luftë ekonomike dhe tregtare me Kosovën. Pra unë konsideroj se kjo është një moment i ri në qasjen e Republikës së Serbisë ndaj Republikës së Kosovës. Sa i përket njohjes së subjektivitetit të shteteve në teorinë dhe praktikën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare ekzistojnë dy lloje njohjesh. Pra ekziston njohje De jure dhe De fakto të shteteve. Njohja De fakto e Republikës Kosovës nga Republika e Serbisë tanimë ka ndodhur dhe unë i përmenda takimet e ndërsjella të përfaqësuesve të lartë shtetëror siç thashë takimet mes dy presidentëve dhe takimet mes zyrtarëve të lartë Qeveritar. Ndërsa njohjes De jure do të duhej ti paraprijë miratimi i një akti të njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Kuvendit të Republikës së Serbisë. Por gjithmonë njohja De fakto bëhet para njohjes De Jure prandaj Republikë e Kosovës urime njohjen De fakto të subjektivitetit tënd shtetëror nga Republika e Serbisë.