Skuadrën e Renovës e pret një udhëtim i vështirë kundër Sileksit, të dielën në Kratovë, megjithatë nëse lojtarët e trajnerit Nikola Ilievski Xhixhi përsërisin ndeshjen sikur me Vardarin, atëherë lehtë mund të kthehen me rezultat të volitshëm.

Në këtë ndeshje pritet edhe rikthimi i Muhamet Useinit, të cilët i ka mbërritur dokumentacioni i nevojshëm, pas rikthimit nga Flamurtari.

“Po, gjithçka gati është me kësmet fillojmë të luajmë. Si gjithmonë do të jetë ndeshje e vështirë në Kratovë, mirëpo kemi një fillim të mirë në rezultate e lojë dhe besoj të kemi vazhdimësi të mirë. Jemi përgatitur maksimalisht dhe shkojmë për fitore”, deklaroi “Meti”.

 

Ndeshja në Kratovë i është besuar gjyqtarit ndërkombëtar Aleksandar Stavrev me ndihmësit Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov, të tre nga Shkupi.

 

Ndeshjet, java e 21-të
(e diel, ora 14:00)

Sileks-Renova
A.Pandev-Shkupi
Shkëndija-Bellasica
Vardar-Mak.GJP
Pobeda-Rabotnicki

 

Tabela:
1.Shkëndija                 44
2.A.Pandev                  36
3.Vardar                      35
4.Rabotnicki                28
5.Shkupi                      27
6.Renova                     25
7.Mak.GJP                  22
8.Sileks                       20
9.Bellasica                   18
10.Pobeda                   18