Në vitin 1999 thirrjes për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së në luftë për clirimin e Kosovës nga okupatori serb iu përgjigjën shumë vullnetarë nga të gjitha trojet shqiptare, mërgata, madje edhe nga Amerika e largët, shkruan Gazeta Lajm.

Njëri prej tyre ka qenë edhe Ali Balidemaj nga Prishtina, i cili vullnetarisht kishte ardhur në Kosovë për t’i dal në mbrojtje atdheut të tij.

Megjithatë, pas luftës Balidemaj ishte harruar nga instuticionet e shtetit të Kosovës, duke mbetur rrugëve të saj.
Dhe, gati 20 vite më pas kur Alidemaj i kishte humbur të gjitha shpesat nga shteti, atij Halil Kastrati ia rikthen buzëqeshjen, duke e bërë me shtëpi pikërishtë në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës,shkruan Gazeta Lajm.

Alidemaj asnjëherë në jetë nuk do ta harrojë 16 shkurtin e vitit 2019.

Festa dhe gëzimi për ishvullnetarin e UCK-së s’kishte fund.

Megjithatë, Alidemaj tregohet modest, duke thënë se më shumë i është gëzuar njerëzve të tjerë që janë bërë me kulm mbi kokë se sa për vete.

“Quhem Ali Balidemaj nga Prishtina, malësor me prejardhje. Më shumë jam gëzuar për këta të tjerët, më besoni, se sa për vete. Përpara luftës, nëntë vite kam jetuar në Amerikë. Tani jam kthyer si vullnetar në luftën e UCK-së. mburrem. Më vjen mirë që ka njerëz rë tillë, jo vetëm pë mua por edhe për të tjerët, sepse njerëzit kanë nevojë shumë”, deklari i buzëqeshur Balidemaj.

Më pas shtoi:
“Tani jam bërë edhe me punë. Tash edhe një nuse (qeshet) dhe gjitha punët bëhen mirë. Urime pavarësia dhe ta gezoni lirinë sa më bukur”, theksoi i lumtur Ali Balidemaj, ishushtar i UÇK-së nga Prishtina./Gazeta Lajm

VIDEON MUND TA SHIKONI NE KETE LINK