Ejup Berisha
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UQK-ja) u transformua në Ushtrinë e Republikës së Kosovës. Urime e Gëzuar shqiptarë kudo që të jeni Ushtria është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme si strukture shumë e kyqe e armatosur për ta mbrojtur kombin dhe shtetin nga sulmet e jashtme të kombeve që na e kanë zili dhe na urrejnë pa masë. Ndërsa kur jemi te Ushtria e Kosovës duhet theksuar se ajo jo vetëmse që është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme por edhe shumë e merituar. Vlenë të thuhet se Ushtria e Republikës së Kosovës nuk është e rastësishme por është e krijuar nga mundi, sakrificat dhe gjaku i njerëzve më të mire, më të ndershëm, më të sincertë dhe më atëdhedashës të kombit. Dhe nëse UQK ishte ushtria që e krijoi shtetin e Kosovës, Ushtria e Republikës së Kosovës le të jetë formacioni i armatosur që jo vetëmse do ta mbrojë por dhe do ti ndihmojë shtetit të krijuar me shumë mundime, gjak,djersë dhe lotë në rrugëtimin e saj drejt sfidave të ndryshme. Të mos harrohen faktet se dikush ka humbur më të shtrenjtën jetën e tij e dikush tjetër gjitashtu shëndetin por edhe gjymtyrët për krijimin e shtetit të Kosovës. Dhe sa për kujtim Le të jetë ky një fillim i ri e i mbarë si dhe një mësim se shqiptarët duhet të aftësohen për ta luajtur rolin edhe të ushtarit sepse deri tani shqiptarëve ju vinte turp se janë ushtarë e veten e quanin vetëmse Komandantë. Atyre komandantëve-ushtarëve që e dhanë jetën e tyre u qoftë përher hallall qumështi I nënave të tyre dhe Lavdi Ndërsa e lus Perendinë që të njëjtët ti shpërblej me Parajsë. Ndërsa ata që e keqpërdorën mundin dhe kontributin e UÇK-SË le tu vijë shumë turp. Pra disa prej Komandantëve na e kanë ngritur dhe shëndritur kombin por fatkeqsisht disa të tjerë na e kanë koritur edhe emrin por edhe farën e Kombit. Pra ana e ndritur e kontributit të bijëve dhe bijave më të mire të kombit është se disa prej Komandantëve kishin luftuar për komb dhe atëdhe por ana e errët e këtij kontributi është se disa të tjerë kishin luftuar vetëmse për interes dhe për kolltuqe në politikë duke u instaluar në poste shumë të rëndësishme politike dhe duke mos zbritur fare prej tyre sikurse prindërit e tyre ti kishin lindur nëpër ato kolltuqe. Të mos keqkuptohemi një kombi i duhen që të ketë Komandantë por edhe ushtarë.Çdo individ në një ushtri të mirëfilltë dhe të shëndoshë e ka pozitën dhe rolin e vetë të cilin duhet ti zbatojë dhe ushtrojë me angazhim e me përkushtim dhe me ndjenjë patriotizmi por këta duhet ta kenë të qartë se ata këtë e kanë edhe si obligim professional ndaj kombit dhe shtetit. Çuditërisht ne deri tani kishim shumë komandantë por shumë pak ushtarë. Të paktën ashtu deklarativisht askush nuk e pranonte rolin e ushtarit duke u prezentuar përher si Komandantë. Kështuqë komandantët akoma janë gjallë ndërsa ata pak ushtarë që i kishim o mbetën në rrugë të injoruar dhe të poshtëruar nga disa udhëheqës karrieristë dhe interesgjinjë të luftës e disa prej tyre gati dy dekada ndodhen në botën tjetër. Ushtri pa ushtarë nuk ka por edhe pa komandantë prandaj: Le të jetë Ushtria e Republikës së Kosovës çerdhe edhe e ushtarëve e jo vetëmse e komandantëve sepse përndryshe nëse pjestarët e sajë vazhdojnë që të sillen si Komandantë atëher nuk do të kemi Ushtri por Komandë për rekrutimin e Komandantëve të Republikës së Kosovës. Pra nëse vazhdon praktika dhe mentaliteti i vjetër Ushtria e Kosovës do të jetë institucion që do ta shtojë numrin e komandantëve edhe ashtu të stëtepruar. Unë një numër të Komandantëve i quaj edhe kapadahinjë sepse këtyre nuk u intereson më as kombi e as shteti por se të njëjtët janë të uritur për pushtet për para dhe për tu pasuruar. Republikë e Kosovës dhe popull I Republikës Urime e gëzuar Ushtrinë. Rrofshin Komandantët e moralshëm të ndershëm dhe të sjellshëm rrofshin edhe ushtarët të zotë dhe trima që do ti dalin zot atëdheut saher që të ketë nevoj ky për ta. Zoti e bekoftë kombin shqiptar.