Shkruan: AFRIM TANALLARI

Zhvillimi dhe fuqizimi ekonomik i Shqipërisë viteve të fundit, si duket po shqetëson shtetet fqinje ballkanike, konkretisht Greqinë dhe Serbinë, një aleancë e vjetër ballkanike. E tëra bëhet më e plotë dhe më aktive me logjistikën e dorës së gjatë ruse.

Për influencën ruse në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rritjen e saj, janë shqetësuar shumë shtete si SHBA, Britania e Madhe dhe disa vende të BE-së që janë me relevanc në union. Influenca ruse në disa struktura politike dhe ekonomike në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, është pozicionuar fare mirë dhe në opinion po paraqitet në shumë sfera të jetës shoqërore, por me një sponsorizim të madh kohëve të fundit, situatë kjo që ka shqetësuar SHBA-të.

Influenca ruse në Shqipëria e ka terrenin e minuar nga strukturat e NATO-s dhe nga institucionet shtetërore shqiptare që janë në mbykqirjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ‘puro’ është pro SHBA-ve. Kjo influencë e erët, ndikimet e saja në Shqipëri, mundohet t’i ndikojë nga Maqedonia e cila është në një tranzicion dhe nga Kosova e cila është në një fazë shumë delikate të historisë së saj të re për shtet ndërtim.

Në momentin kur Shqipëria duhet të bëhet liderë në Ballkanin Perëndimor dhe të zgjerojë aleancat dhe partneritet me fuqitë e mëdha perëndimore dhe SHBA-të, opozita shqiptare PD dhe LSI e udhëhequr, nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, duan që institucionet shqiptare t’i rrënojnë me anë të grushtshtetit, ashtu siç ka bërë me një kohë Sali Berisha.

Demonstrata në Shqipëri fillon paralelisht me demonstratën në Beogradë, një koincidencë apo një skenar nën regjinë e dorës ruse e cila dëshiron destabilizim. Situatë kjo që i përshtatet vetëm Rusisë dhe askujt tjetër.

Koston e këtyre, skenarëve politik momentalisht dhe fatkeqësisht mund ta paguaj Kosova, e cila, si duket dhe siç flitet se është në fazën finale të përmbylljes së dialogut me Serbinë. Kjo kosto do të ishte më e shtrenjta dhe më e dhimbshmja për të gjithë shqiptarët, nëse epilogu do të ishte i disfavorshëm.

Sytë dhe mendja e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë është ka Shqipëria, pasi që fati i tyre lidhet me Shqipërinë e fort, nga e cila presin reflektim dhe impaktë në sfera të ndryshme shoqërore dhe kulturore.

Në kontekst të zhvillimeve aktuale politike rajonale, parashtrohen edhe disa hipoteza politike;

E para, Shqipërinë e fuqizuar ekonomikisht e duamë të gjithë, por jo të gjithë elitat politike dhe disa qendra punojnë për këtë qëllim!

E dyta, partitë opozitare në Shqipëri, bojkotojnë kuvendin bashkë me opozitarët në Serbi, dhe Mal të Zi!