Pas tragjedisë së rëndë në aksidentin rrugor në autostradën Shkup-Tetovë, Biljana Vankovska, profesoreshë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” përhap gjuhë të urrejtjes bazuar në përkatësinë etnike.
Me këtë veprim, ajo nxit urrejtje në bazë të përkatësisë etnike në një moment kur vendi ynë ngadalë, por sigurtë, po bën hapa të mirë në integrimin euroatlantik dhe në momentin e tragjedisë, ku pesëmbëdhjetë (15) bashkëqytetarë tanë kanë humbur jetën dhe tridhjetë (30) të tjerë janë të lënduar.
Për kete arsye, Valon Elezi nga Kumanova ka niciuar nje peticion për grumbullimin e nënshkrimeve për përjashtim të Vankovskës nga Universiteti i Shkupit. Në një deklaratë për Lajm.Tv, ai apelon të gjithe ata që kane interesim ta nënshkruajne dhe ta shpërndajne sa më shumë këtë peticion. Peticionin mund ta nënshkruani në këtë Link.