“Do të më pëlqente të festoja në fund me kualifikimin në finale”. Kështu shprehet trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, në prag të El Clasicos së kthimit të Kupës së Mbretit, që korrespondon me ndeshjen e tij numër 100 në pankinën e “blaugranave”.

“Është një sfidë gjysmëfinale, një El Clasico, një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të jetë shumë e vështirë, sepse në ndeshjen e parë nuk morën rezultatin që dëshironim. Gjithsesi, kualifikimi është i hapur. E dimë që Reali është një rival i madh, shpresojmë të avancojmë, ashtu sikurse ua urojnë edhe atyre. Duhet ta godasim kundërshtarin dhe të fitojmë.”

Rezultati 1-1 i ndeshjes së parë, e detyron Barcelonën të kërkojmë me ngul golin.

“Nëse nuk shënojmë, jemi të eliminuar, ndaj e kemi për detyrë të bëjnë gjithçka për të shkuar te goli, por sigurisht pa iu shmangur filozofisë sonë të lojës.”