Ai konsideron se ndryshimet kadrovike nuk janë zgjidhje për gjendjet dhe tha se është i kënqur që bisedimet zhvillohen për çështje vaçanërisht të rëndësishme si rregullatori mediatik, këshilli i MRT-së etj.
Eksperti belg Piter Vanhaute sot para fillimit të takimit të Grupit të punës për mediat tha se me interes të veçantë është që nga këto bisedime të dalin zgjidhje afatgjatë e jo të shpejta dhe ndryshime afatshkurtër.

Vanhaute tha se pret që deri në fund të javës së ardhshme të miratohen ndryshimet përkatëse të ligjeve që kanë të bljnë me sferën mediatike dhe me këtë të përfundojnë bisedimet për këtë pjesë nga Marrëveshja e Përzhonos.

Ndryshimet kryesisht do të përmbahen në rregullatorin medial, aksesin në informacionet publike dhe shpifjet. E tërë pakoja e ligjeve, sipas mediatorit, duhet që të përgatitet për në Parlament për të premten e ardhshme.

Ai konsideron se ndryshimet kadrovike nuk janë zgjidhje për gjendjet dhe tha se është i kënqur që bisedimet zhvillohen për çështje vaçanërisht të rëndësishme si rregullatori mediatik, këshilli i MRT-së etj.

Në pyetjen nëse pranohen propozimet e tij, tha se bisedimet janë në proces, por, siç tha, rritet mirëkuptimi se nuk mund të avancohet sistemi i vetëm me ndryshimin e disa personave.

“Nevojiten eskpertë, persona të pavarur dhe me të vërtetë kompetentë që do t’i shërbejnë vetëm mediave. Këtu pashë shumë njerëz kompetentë, gazetarë që duhet t’i përkrahim muajt e ardhshëm”, tha Vanhaute.

Mediatori gjithashtu ta se nuk duhet që në media të rregullohet gjithçka dhe se nuk mund të rregullohet se sa njerëz duhe që të punësojë një media rivale dhe se çfarë programi duhet të transmetojë.

Sfera mediatike është pjesë e bisedimve të përfaqësuesve të katër partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH në pajtim me Marrëveshjen nga Përzhino.