RAPHAEL VARANE pati një mbrëmje të paharrueshme së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, pasi në “Santiago Bernabeu” Barcelona festoi kundër Realit 3:0 dhe u plasua në finale të Kupës së mbretit, raporton gazeta Lajm.

Reprezentuesi francez shënoi autogol, gjatë përpjekjes për të intervenuar para portierit të tij. Ishte momenti i golit të dytë të Barcelonës, kur Ousmane Dembele harkoi mirë, kurse para Luis Suarezit stoperi i Realit dërgoi topin pas shpinës së Keylor Navasit, transmeton gazeta Lajm.

Përvec humbjes nga rivali i madh, Varane pas ndeshjes në Instagram profiling e tij zbuloi se cfarë lëndimi ka pësuar.

Këtë El Clasico 25-vjecari do ta mbajë mend për lëndimin serioz të gjurit, të cilën fotografi e zbuloi në rrjetet sociale, ku duke dashur të pengoj Suarezin shënoi në portën e tij.