Operacioni “Forca e Ligjit” që kanosi dhe një pjesë të kupolës së socialistëve është ndaluar nga vetë Kryeministri Rama.
Ky është të paktën qëndrimi që ka mbajtur Petrit Vasili i LSI-së, i cili shprehet se çdokush mund ta kuptojë këtë fakt vetëm duke ju referuar deklaratave të djeshme të bëra nga Ambasadori i BE-së në Tiranë Soreca.

Ky i fundit tha se priste me padurim të takonte Ministrin e Brendshëm Lleshaj për të folur në lidhje me operacionin “Forca e Ligjit”.

STATUSI:

Skandali.Soreca tregon qarte se operacioni “Forca e ligjit” u ndal nga Edi Rama nepermjet Lleshajt !!!

Edi Rama insistoi deri ne histerii per emerimin e ministrit Lleshaj edhe duke shkelur kushtetuten e ligjin.

Arsyeja e Insistimit te tij eshte shume e qarte sot dhe histeria e Edi Rames ishte plotesisht e motivuar, sepse operacioni “Forca e Ligjit” i ndermarre nga ministri Xhafaj ne ate kohe kishte shkelur dukshem ne kallo dhe Lleshaj ishte tamponi politik per ta ndalur operacionin dhe per tu dhene krimineleve kohe per tu larguar e per te marre masat.

Lidhjet e forta dhe kriminalizimi i qeverise se Edi Rames i impononin asaj qe t’i sherbente krimit te organizuar,si dhe te ndalnin goditjen ndaj tij si harac per perdorimin e tij ne zgjedhjet dhe grabitjen e votave,por edhe ne kriminalizimin e ekonomise dhe krijimit te hapesirave pa fund per pastrimin e parave te pista.

Ambasadori I BE ne Tirane evidenton qarte qe ky operacion i sukseshem eshte ndalur ne mes,kur duhet te ndodhte e kunderta.

Ministri Lleshaj me te marre detyren u kujdes “fort” qe si prioritet te mos ishte vazhdimesia e operacionit te sukseshem “Forca e Ligjit” te nisur nga ministri Xhafaj,por kafet dhe barku i rritur i policeve.

Ndaj Edi Rames dhe ministrit Lleshaj sot rendon akuza shume e rende se duke shperdoruar detyren kane sabotuar me qellim luften ndaj krimit te organizuar.

Deklarata e cmuar e z.Soreca e tregon qarte kete dhe mund ta lexoni vete:

“Shqipëria dhe Ministria e Brendshme në vjeshtën e vitit 2018 iu nënshtruan operacioneve shumë të rëndësishme për zbatimin e ligjit kundër krimit të organizuar. Grupi i punës “Forca e Ligjit” ishte shumë efektiv dhe ne presim që kjo të vazhdojë. Dhe unë pres me padurim ta takoj sërish ministrin Lleshaj sa më parë për të diskutuar si ta vazhdojmë këtë punë edhe kundër krimit të organizuar” – thotë Soreca.