Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për rastin për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.

Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të mospranisë së ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, sepse ka qenë ka qenë në seancë gjyqësore për lëndën “Dhunë në Qendër” ku gjithashtu është i akuzuar.

Në “Titanik” krahas Janakieskit, të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirili Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Zhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së zgjedhësve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Rastin e udhëheq Osman Shabani dhe ndodhet në procedurë të dëshmive.

Deri më tani para Gjykatës janë prezantuar 2.000 prej rreth 5.900 materialeve dëshmuese, të propozuara nga PSP-ja.