Kryeministri Zaev dhe Besa e Kasamit nuk arritën t’i tejkalojnë dallimet rreth kërkesave të tyre. Jozyrtarisht mësohet se problem për mos arritjen e marrëveshjes është mos futja e gjuhës shqipe në Ligjin Kushtetues. Nga Besa thonë se presin përgjigjen e kryeministrit Zaev. Megjithëse marrëveshja vështirë të arrihet, Zaev pranon se për kërkesat e Besës mund të gjendet zgjidhje e duhur.

Zaev nuk është i sigurt në 80 numrat e nevojshëm. Në rast se dështon votimi i ndryshimeve kushtetuese, i pari LSDM-së do të thirrë Këshillin Qendror të partisë për të diskutuar përgjegjësinë, megjithatë nuk ndan detaje nëse përgjegjësia nënkupton dorëheqjen e tij apo kërkimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi u shpreh i vendosur se pa sigurimin e numrave të nevojshëm nuk do të nisë procedura e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Seanca plenare pritet të vazhdojë ditën e premte.

Loading...