Në moshën 85-vjeçare vdiq Huan Korona, njëri prej vrasësve më të njohur serik në SHBA. Ai ishte duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për 25 vrasje në Kaliforni.

Në momentin kur ishte arrestuar, në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, Korona ishte vrasës serik i cili në SHBA kishte marrë më shumë jetë.

Mediat amerikane publikojnë se dyshohet se ka kryer edhe vrasje të tjera, por trupat e viktimave asnjëherë nuk janë zbuluar.

Huan Korono lindi në Meksiko dhe ka emigruar në SHBA si adoleshent. Një kohë të caktuar ishte mjekuar nga skizofrenia por më pas është liruar. Kishte filluar të merret me bujqësi në afërsi të qytetit Xhuba, për çka ka angazhuar punonjës sezonal për plantacionet me fruta. Pikërisht këta punëtorë kanë qenë viktimat e tij, të cilët ai i kishte dhunuar dhe vrarë me hanxhar. Në vitin 1971 një bujk kishte gjetur mbetje të njeriut në kopshtin me pjeshkë në afërsi të Xhubës. Në xhepin e trupit është gjetur një vërtetim bankar për pagesa nga kompania e Huan Koronas dhe kështu është zbuluar se ai kishte lidhje me vrasjet.