Shkrimtari izraelit, Amos Oz, ka vdekur nga sëmundja e kancerit në moshën 79 vjeçare, ka njoftuar vajza e tij të premtën.
“Faleminderit për të gjithë ata që e kanë dashur” ka shkruar në Twitter, Fania Oz- Salzberger.

Veprat e Amos Oz janë botuar në 45 gjuhë në 47 vende të botës dhe ka marrë shumë nderime dhe çmime, mes të cilave Legjioni i Nderit të Francës, Çmimi Goethe, Çmimi i Princit të Asturias në Letërsi, Çmimi Heinrich Heine dhe Çmimi i Izraelit.