Ashtu si; është 22 Nëntori festë kombëtare, ashtu edhe lajmi për sjelljen arrogante të truprojeve të Ali Ahmetit ndaj profesorit Lebit Murtishi dhe dy studentëve, ka shkaktuar revoltë mbarëkombëtare. Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe Ylber Ndrecaj, vëllai i Mirsad Ndrecajt. “Le të vijnë këndej nga Kosova ti shohim se kush janë ata trima”, ka shkruar Ndrecaj në porosinë e tij të shkurtë por me mjaft domethënie dërguar truprojeve të Ahmetit, raporton Lajm. Këtë koment Ylber Ndrecaj  ka bë në faqen e gazetës ‘Lajm’, në facebook./Lajm