Vëllazërimi i Kërçovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në ndeshjen miqësore kundër Vardarit të Forinës, kampion vjeshtor në Ligën e tretë-perëndim, në takimin e luajtur në Gostivar.

Golat për skuadrën e trajnerit Bujar Islami i realizuan Albulen Imeri, Murat Adili dhe Agon Elezi.

Në kuadrin e përgatitjeve dimërore, Vëllazërimi me 9 shkurt do të luaj ndeshje kontrolluese kundër Sileksit në Ohër, kurse me 20 shkurt është miqësorja e ardhshme ndaj liderit të ligës së dytë-perëndim, Struga Trim Lum.

Trajneri Islami informoi se me 13 dhe 16 shkurt do t’i luajnë edhe dy miqësore, ndërsa emrat e kundërshtarëve do të mësohen më vonë.

Ekspedita e kërcovarëve me 7 shkurt do të transferohen në Ohër për të vijuar me fazën tjetër përgatitore para fillimit të sezonit në Ligën e dytë, grupi i perëndimit.

Loading...