Atletico Madrid bën për ujë të ftohtë Juventusin dhe pakëson ndjeshëm shanset e bardhezinjëve për të triumfuar në këtë edicion të Champions League. 5 gishtave të Ronaldos që u tregonte tifozëve të Atleticos të cilët e vëshëllyen, se ai ka fituar 5 Champions League, Los Colchoneros iu kundërpërgjigën me dy gola për një rezultat final me shifrat 2-0 që pothuajse kualifikon skuadrën e Simeones në çerekfinale. Ishte një Juventus shumë i dobët ai që u pa në fushë në Wanda Metropolitano, stadiumin ku do të zhvillohet finalja e këtij edicioni dhe një tentativë e Ronaldos nga një goditje standarte dhe një gjuajtje brenda zone e Bernardeschit të dyja të pritura nga Oblak ishin fare pak për një skuadër që aspiron të fitojë Championsin. Në Madrid, Atletico ishte më lart se Juventusi në çdo aspekt duke dominuar, madje as një penallti e akorduar nga gjyqtari dhe më pas e anulluar, as rast flagrant i humbur nga Diego Costa, as një traversë e Griezmann dhe as një gol i anulluar i Moratës për faull ndaj Chiellinit, nuk ndalën hovin e Los Colchoneros që në minutat 78 dhe 83 gjetën dy golat e fitores me dy qëndërmbrojtësit, Gimenez dhe Godin. Tashmë Atleticos nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shkojë në Torino për të administruar këtë fitore të madhe.

Fitore me përmbysje në sfidën tjetër të mbrëmjes me Manchester City-n që mund të konsiderohet i kualifikuar. Citizines triumfuan 2-3 në Gelsenkirshen, në një ndeshje të vështirë që skuadra e Guardiolës arriti ta përmbyste me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të Otamendit në pjesën e dytë. Golit të shpejtë të Agueros iu kundërpërgjigj Bentaleb. Alegjeriani kthehu në gol 2 penallti të fituara nga Schalke duke bërë që në pushim blutë mbretërorë të shkonin në avantazh. Por në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt edhe pse me një lojtar më pak në fushë, City bëri me dhimbje koke gjermanët pasi ishi i madh i sfidës Leroy Sane me një supergol dhe Sterling i dhanë fitoren skuadrës angleze.