ë kryeveprën “La Madonna della melagrana”, që gjendet sot në muzeun “Uffizi di Firenze”, artisti Sandro Botticelli ka paraqitur anatominë e zemrës brenda frytit që mban në dorë Jezuit fëmijë, pikërisht në pjesën e majtë të gjoksit.

Ku zbulim është arritur nga një studim i botuar në revistën shkencore “Interactive CardioVascular and Thoracic Surgery”, nga grupi i kirurgut dhe ekspertit të mjekësisë në art, Davide Lazzeri.

“Pozicionimi i farave në frytin e qëruar pikturon dy arteriet në zemër, dy barkushet dhe trungun kryesor të mushkërive”, shpjegon Lazzeri. “Madje edhe kurora e shegës është e ndarë në dy pjesë që imitojnë venën zgavrore të sipërme dhe harkun e aortës me tre degët e saj”.

Sipas studiuesve, është e mundur që ky frymëzim të ketë lindur nga pikturat anatomike të mikut të tij Leonardo Da Vinci.

Studime të mëparshme kishin nxjerrë që Botticelli kishte fshehur detajet anatomike të mushkërive në dy veprat e tij më të famshme, “Pranvera” dhe “Lindja e Venusit”. /atsh/

Loading...