Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka përshëndetur nënshkrimin e Protokollit për aderimin e Maqedonisë në NATO,  me shpresë së edhe Kosova së shpejti do të inkuadrohet në Aleancë.

Vejseli në faqen e tij në Fesjbuk vlerësoi se zgjerimi i NATO-s për vendet e rajonit  paraqet “një proces tepër të rëndësishëm dhe të dobishëm, që e përforcon paqen dhe e konsolidon lirinë dhe demokracinë për të gjithë Ballkanin”.

“Lajmi i nënshkrimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga shteti mik i Maqedonisë së Veriut, është një ngjarje e mirëpritur, jo vetëm për fqinjët tanë por për mbarë rajonin. Jam veçanërisht i gëzuar për bashkëkombësit tanë në këtë shtet, të cilët, kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet e integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Veseli.

“Kosova e shikon me entuziazëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke shpresuar që ta ndjekë shembullin e njëjtë në një të ardhme sa më të afërt. Ne e shikojmë zgjerimin NATO-s në rajonin tonë si një proces shumë të rëndësishëm e të dobishëm që forcon paqen e stabilitetin dhe që konsolidon lirinë dhe demokracinë për gjithë Ballkanin”, ka shkruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli në Fejsbuk.

Loading...