Me 14.03.2019 në ora 19.30 në udhëkryqin nga bulevardi “Jane Sandanski” dhe rrugës “Vasko Karangelevski” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folksvagen Polo’ në pronësi të MPB-së, e drejtuar nga M.G.(28) dhe veturës së tipit “Pezho” me targa nga Shkupi e drejtuar nga G.S.(37) nga Shkupi, transmeton Almakos.

Në aksident janë lënduar shoferët dhe udhëtarët në dy veturat dhe të njëjtit me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Nga ana e ekipit të SPB Shkup është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, ndërsa për aksidentin është njoftuar edhe Reparti për kontrollin e brendshëm dhe standardet profesionale që është duke ndërmarr masa nën kompetencat e tyre.