Një polic nga qyteti kalifornian Vassel, ishte duke udhëtuar në autostradë me veturën e tij zyrtare, kur ka goditur me shpejtësi një kaproll i cili po e kalonte rrugën. Por pas kësaj ka ndodhur diçka e pabesueshme, transmeton Zeri.info.

Kaprolli është rrotulluar në ajër, është rrëzuar pranë rrugës dhe pastaj ka filluar të vrapoj sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Edhe polici ka kaluar pa lëndime, prandaj vetëm vetura është dëmtuar.

“E kemi thirrur Babadimrin për ta pyetur nëse ky kaproll është i tij”, ka shkruar polici në Facebook.