Gazeta “Lajm” sjell një video 10 minutëshe nga konflikti i Kumanovës të publikuar në ueb faqen “think.mk”, por që deri tani nuk është publikuar në ndonjë medium shqiptar. Në këtë video mes tjerash vërehen aktivitetet e policisë në ditën e 9 majit, si dhe një picgauer policor që si vend më të sigurt për strehim e ka gjetur një bilbord parazgjedhore të BDI-së. Nuk kemi informacione  nëse bilbordi është i kompanisë “Screen Media” që ndërlidhet me ministrin e arsimit Abdilaqim Ademi, ose i ndonjë kompanie tjetër. Në video vërehet  edhe kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski – Cici duke dalë nga shtëpia e tij dhe duke u nisur urgjentisht drejt komunës, si dhe lëvizjet e policisë dhe ambulancave në disa pjesë të qytetit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=W6rrOYEtkEE&w=854&h=480]