Real Madridi ka marr vetëm një pikë ndaj Valencias pasi barazoi 2:2 në Mestalla, që nga minuta e 69’të Los Blancos luajtën me dy lojtar më pak në fushë pasi Mateo Kovacic u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë. Benzema kaloi në epërsi Realin, barazoi Daniel Parejo në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë reali nga minuta e 69’të mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi Mateo Kovacic u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Edhe përkundër kësaj, Reali gjeti rrugën drejt golit në minutën e 82’të, Gareth Bale shënoi me kokë. Mirëpo Valencia barazoi rezultatin në 2:2 një minutë më vonë përmes Francisco Alcacer.

Ky barazim e lë Realin sërish tri pikë prapa Barcelonës, derisa katalanasit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar çka do të thotë se diferenca mund të shkojë në gjashtë pikë. /Express/

Loading...