Vit i ri, Messi i njëjtë.

Në ndeshjen e javës së 18-të ndaj Getafe-s, Lionel Messi është shfaqur në super formë. Ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, por është një pasim ai që po bën xhiron e botës dhe jo goli. Sulmuesi argjentinas jep një pasim, të cilin vetëm ai mund ta shohë dhe ta ekzekutojë në atë mënyrë.