Asenal ka shënuar fitore minimale 1:0, por shumë të rëndësishme kundër Newcastle United, duke mbajtur pozitën e parë të Premierligës.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoj mbrojtësi francez, Kosielny, i cili shënoj pas një pasimi të Giroud.

Me këtë fitore, Arsenal mban pozitën e parë me 42 pikë, 2 më shumë se sa Leicester City që barazoj pa gola 0:0 me Bournemouthin.

Fitore të madhe ka shënuar edhe Manchester United, që në Old Trafford mposhti Swansean me rezultat 2:1.

Martial dhe Rooney shënuan për Unitedin, ndërsa golin e vetëm për Swansean e shënoj Sigurdsson.

Pas kësaj fitoreje Unitedi ngritët në vendin e 5 me 33 pikë, 9 më pak se sa Arsenal në vendin e parë.

Ndërsa, skuadra në formë e Xherdan Shaqirit, Stoke City është mposhtur në udhëtim nga WBA 2:1.. /Express

Loading...