5 persona mbetën të plagosur pasi shkallët e avionit u rrëzuan gjatë kohës që njerëzit po futeshin në avion.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë udhëtarët të cilët bien ndërkohë që ishin gati për t’u futur në bordin e avionit të Ural Airlines në Barnaul, Siberia Perëndimore.

Ngjarja në fjalë ndodhi orët e para të së martës. Sipas zyrtarëve rusë, 3 prej të plagosurve u shtruan në spital.

Një zëdhënës i Ural Airlines tha se shkallët janë pronë e aeroportit Barnaul, që janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar.

Zyrtarë lokale të transportit kërkuan ndjesë për ngjarjen dhe thanë se çdo shpenzim mjekësor për të dëmtuarit do të mbulohej nga ata.

 

Loading...