Në mbremje luhet ndeshja e parë për fazën e 1/16-ave mes Ajaksit dhe Real Madridit. Për holandezët kjo sfidë nuk ka të nesërme, pasi është shumë e rëndësishme dhe tifozët për të ndihmuar skuadrën e tyre kanë zgjedhur një mënyrë të çuditshme.

Deri në rën 4:00 të këtij mëngjesi, ata kanë hedhur fishekzjarre pranë hotelit ku pushonte skuadra e Realit. Kjo me qëllim që lojtarët mos të bëjnë një gjumë të qetë dhe të jenë të lodhur gjatë takimit. Policia ka mbërritur pranë hotelit, pas njoftimit të punonjësve dhe ka bërë katër arrestime.

Kjo nuk është hera e parë që kjo gjë i ndodh kampionëve të Europës, pasi dhe tifozët e PSG-së sezonin e kaluar bënë të njëjtën gjë. Gjithsesi Reali nuk u ndikua dhe fitoi sfidën duke kaluar në fazën tjetër. Të shohim nëse do të ketë edhe sot të njëtin fat grupi i Solarit.

Loading...