Duket se nuk do të fillon me këmbë të mbarë me emisionin e ri Arbana Osmani.

Lajmi se Blerim Destani do të ishte pjesëmarrës në emisionin e ri të Top Channel, “Në 1 javë”, u shpërnda me shpejtësi nga stafi i programit të drejtuar nga Arbana.

Arbana OSmaniMes VIP-ave që do të sfidonin veten e tyre në disiplina të ndryshme nga profesioni që ushtrojnë, u përfol se do të ishte dhe aktori i njohur, që jeton në Gjermani.

Por, në një intervistë të fundit, Blerimi e ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë me indiferencë se nuk ka pranuar të jetë në emisionin.

Pas refuzimit te Blerim Destanit, një tjetër personazh i njohur duket se do t’i mungoje spektaklit të shumë pritur te modratores simpatike Arbana Osmani.

Kësaj radhe është fjala për balerinën e shquar Huejda Elsajed, e cila mësohet se është larguar për në Francë së bashku me djalin e saj të vogël.

Nuk dihen shkaqet e largimit dhe as nëse ishte apo jo largim i planifikuar.

Gjithsesi, duket se show i Arbanës “Një fjalë” ka një mal me probleme përpara, kjo për shkak të mungesave të protagonisteve, që do t’i jepnin jetë dhe ngjyra interesante atij.