Foto Ilustrim
Para ca çastesh ka ndodhur një plaçkitje në ekspoziturën e “Halk Bank” në rrugën e Kaçanikut, në lagjen Vizbegovë të Shkupit. Sipas informatave të para, pesë persona kanë kryer plaçkitjen, duke kërcënuar të punësuarit me armë, transmeton Gazeta Lajm.
Siç njofton “Kurir”, personat e armatosur i kanë drejtuar “kallshnjikovët” në drejtim të puënsuarëve, e pastaj kanë marrë një sasi parash që ende nuk dihet sa është.
Pas plaçkitjes, vjedhësit janë larguar me automobilë nga vendi i ngjarjes. Rasti ëhstë paraqitur në polici.

Loading...