Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të rastit të vajzës së përdhunuar në Drenas.

Ajo thotë se raste të tilla ndodhin kudo, por i rëndësishme është si reagon shoqëria dhe si reagojnë institucionet.

“E tronditur deri në palcë me dhunën që përjetoi vajza nga Drenasi, në duart e atyre që do të duhej të ishin aty për ta ndihmuar atë. Ky rast flet për një problem më të thellë, më strukturor që kemi ne si shoqëri. Lehtësia e padurueshme me të cilën i shtypim, dhunojmë, vrajmë vajzat dhe gratë.

Kafshë dhe monstra që këpusin krahë e dhunojnë gra ka kudo. Ajo që bënë dallimin është mënyra se si reagon shoqëria. Si reagojnë institucionet. Le të jetë ky rast këmbanë e na zgjoftë nga indiferenca”, thotë ajo.

Loading...