Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram ka treguar që sot u takua me gazetarin me të cilin ka punuar gjatë luftës në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Pas 20 vitesh takova gazetarin me të cilin kam punuar gjatë luftës në Kosovë dhe me të cilin kam hyrë në Kosovë ditën e çlirimit me 12 Qershor. Massimo Calabrese sot eshte shef i byrosë së Time magazine në Washington”, kanë qenë fjalët e Vlorës pranë fotografisë së postuar.