Kryeparlamentari Talat Xhaferi i ka shpallur zgjedhjet presidenciale për më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet me 5 maj. Por lideri I VMRO-së Hristian Mickovski ka ftuar kryemisnitrin zaev që vendi të shkojë ehde në zgjedhje të parakohëshme parlemanetare të cilat do të mbaheshin në rrethin e dytë të presidencialeve.

“Apeloj te udhëheqësie e LSDM-së të marrin guximin të dalin prej atje ku janë fshehur dhe para opinionit maqedonas të thonë se këshilli qëndror dhe egzekutiv sëbashku edhe me kryetarin Zoran Zaev kanë vendosur që sëbashku me zgejdhjet presidenciale të kemi edhe zgjedhje parlamentare. Ka kohë ende që ta bëjnë këtë, sipas matematikave këtë mund ta bëjnë në rrethin e dytë” – tha Hristijan Mickovski-VMRO-DPMNE.

Nga LSDM kanë thënë se këshilli ekzekutiv do të sjell vendim lidhur me këtë kërkesë por nuk kanë saktësuar se kur pritet të ndodhë kjo. Por sipas LSDM-së shpallja e zgjedhjeve presidenciale paraqet një lajm të mirë për qytetarët. Sipas LSDM-së, qytetarët duan të ardhme, përparim, dhe jo shkatërrim, regres dhe një Ivanov të ri.Por nga kjo parti kanë thënë se sot do të vendosin lidhur me insistimin e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidnciale. (INA)

Loading...