Në kohën e klimës së volitshme globale ekonomike, rritja e BPV-së dhe e pagave në Maqedoni është më e vogla në rajon. Më kot LSDM-ja gënjen dhe e manipulon opinionin. Qytetarët në lëkurën e tyre i ndjejnë politikat e tyre ekonomike të gabuara.

Faktet flasin se ekonomia e Maqedonisë me LSDM-në e preku fundin. Karteli i krimit i kryesuar nga Zoran Zaevi e solli shtetin deri në lypje. Për shkak të shkatërrimit të tyre më shumë se 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë dhe ky numër nga dita në ditë po rritet në mënyrë marramendëse.

Për shkatërrimet e LSDM-së flasin edhe huamarrjet e përditshme nga të cilat qytetarët nuk panë kurrfarë përfitimesh. Pushteti i cili premtonte se nuk do të merr hua tani na bëri shtetin me më shumë borxhe. Që kur janë ata në pushtet borxhi publik kaloi 5 miliardë euro që për herë të parë e kaloi kufirin psikologjik prej 50 %.

Paaftësinë e LSDM-së e konfirmojnë 2,05 % rritje mizore të BPV-së, numër që është shumë më i vogël nga 5 ose 7% të paralajmëruara. Investimet kapitale për janarin e këtij viti janë 1% të turpshme dhe ka shumë gjasa se edhe këtë vit si edhe vitin e kaluar LSDM-ja nuk do të realizojë as gjysmën e investimeve të planifikuara kapitale.

Përderisa investimet e huaja me të cilat tani krenohen janë investimet të cilat i sjelli ose u morr vesh qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, pas të cilave LSDM-ja paraprakisht gjuante me gurë dhe dru. Dhe ato janë pika e vetme e ndritshme në ekonominë e tyre, ndërsa qytetarët ende presin Gugllin dhe Fejsbukin investimet e të cilave Zaev i paralajmëronte në mënyrë bombastike.

LSDM-ja tregoi se nuk është e aftë të udhëheq me ekonominë shtetërore. E vetmja gjë që sollën është mjerimi dhe varfëria. Mossukseset në planin ekonomik të Maqedonisë mund të ndalojnë vetëm nëse LSDM-ja largohet. Pikërisht për këtë shkak rënia e këtij karteli kriminal do të fillojë me zgjedhjet presidenciale kur do ta marrin dënimin e qytetarëve të Maqedonisë.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së/MIA