Gjatë mbrëmjes së djeshme është denoncuar se në objektin hotilerik në rrugën “28 Nëntori” në Tetovë, L.D (46) ka shtënë në drejtim të A.A (46) nga Tetova me të cilin së bashku edhe me disa persona tjerë kanë qenë të ulur në tavolinë dhe kanë konsumuar alkool.
L.D vet është denoncuar në Stacionin Policor Tetovë, ndërsa në lidhje me rastin janë privuar nga liria edhe dy persona M.A (31) nga Tetova dhe L.R (37) nga fshati Lisec, ndërsa njëri vet është denoncuar.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i A.A është dorëzuar për obduksion dhe po punohet në dokumentimin e rastit, raporton SHENJA.