Françesko “Frenki Boj” Kali, i njohur si shef i familjes mafioze “Gambino”, është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij në Nju Jork.

Shefi i familjes mafioze Gambino në Nju Jork, Françesko “Frenki Boj” Kali, është qëlluar para shtëpisë së tij në Staten Ajlend vonë natën e së mërkurës ka njoftuar policia.

53 vjeçari Kali, disaherë është qëlluar në pjesën e gjoksit nga ku ka fituar vdekjen, pak kohë pas orës 21 para shtëpisë së tij.

Mediet e atjeshme, duke inkuadruar edhe NjuJork Post, sipas burimeve të paidentifikuara brenda policisë, kanë njoftuar se Kali është qëlluar më së paku gjashtë apo shtatë herë, dhe është shtypur nga një furgon “pikap” me ngjyrë të kaltër që ishte i drejtuar nga sulmuesit.

Reuters më herët kishte publikuar se Gambino është njëra ndër pesë nga familjet mafioze në Nju Jork, e cila ka arritur të fitojë para me dhunë.